Rodri i nënshtrohet operacionit në shpinë, reagon Man City

28 korrik 2026 | 14:51

Manchester City ka konfirmuar se mesfushori spanjoll Rodri i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale në shpinë.

Klubi anglez ka njoftuar se fituesi i Topit të Artë kishte ndier shqetësime prej disa kohësh, ndaj ishte vendosur që t’i nënshtrohej operacionit për ta zgjidhur problemin.

Ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe lojtari tashmë do ta nisë periudhën e rehabilitimit.

Në deklaratën zyrtare, Manchester City nuk ka bërë të ditur se sa kohë do të mungojë 30-vjeçari, por ka theksuar se do të publikojë përditësime mbi ecurinë e rikuperimit të tij në javët në vijim.

Rodri vjen pas një vere të jashtëzakonshme, gjatë së cilës e ka udhëhequr Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës 2026 dhe është shpallur lojtari më i mirë i turneut.

Megjithatë, problemi në shpinë ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale përpara fillimit të sezonit të ri.

Sipas raportimeve në Angli, ekziston mundësia që mesfushori t’i humbasë ndeshjet e para të sezonit të ri në Premierligë, megjithëse klubi ende nuk ka përcaktuar një afat zyrtar për rikthimin e tij.

Ndërkohë, Real Madridi po punon për transferimin e tij në Spanjë gjatë kësaj vere, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Paris Saint-Germain.

Rodri, njëherësh, shihet si një nga favoritët kryesorë për ta fituar edhe Topin e Artë të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani malazez dhe kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan…