Roberto Mancini rikthehet në krye të Italisë, arrihet marrëveshja
28 korrik 2026
| 15:14
Roberto Mancini do të jetë sërish përzgjedhës i Kombëtares së Italisë.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, palët kanë arritur marrëveshje dhe rikthimi i tij në stolin e “Azzurrëve” tashmë është çështje e mbyllur.
Mancini do të nisë një projekt të ri me përfaqësuesen italiane, pasi marrëveshja me Andrea Pirlon dështoi në momentet e fundit.
Raportohet se presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò, e ka bllokuar emërimin e Pirlos në fazën përfundimtare të nënshkrimit të kontratës, për shkak të bashkëpunimit të tij me marka ruse.
Kështu, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur t’ia besojë sërish drejtimin e kombëtares Roberto Mancinit, i cili rikthehet në krye të Italisë me synimin për të ndërtuar një projekt të ri.



