Tragjedia në rrugën A: Punëtori i dytë që u lëndua ndodhet në gjendje të rëndë
28 korrik 2026
| 19:04
Një punëtor e ka humbur jetën, derisa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas rënies së një krani në një vendpunishte në rrugën A në Prishtinë.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të punëtorit të lënduar detaje ka dhënë drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla.
Syla tha se pacienti ka lëndime të rënda, por gjendja e tij është stabile.
“2 të lënduar i sjellë ndihma e shpejtë,në Q.E. njeri i lindur me 2000 tjetri 2008, politrauma të rënda, edhe përkundër të gjitha masave të ndërmara të RCP rreth 2 orë,, për fat të keq nuk mundi të ju përballojë lëndimëve dhe pacienti ndrronë jetë, tjetri është në QE. Me lëndime të rënda por gjendje stabile. Do të vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Torakale”, tha Syla për Klanin.



