Hykmete Bajrami pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë: Çdo jetë e humbur në vendin e punës është dështim i sistemit

28 korrik 2026 | 21:13

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se rasti i sotëm është një tjetër alarm për mungesën e sigurisë në vendin e punës.

“Vdekja e sotme e një punëtori në vendin e punës, në Prishtinë, është një tjetër alarm se siguria në punë vazhdon të mos trajtohet me seriozitetin e duhur. Çdo jetë e humbur në vendin e punës është një dështim i sistemit të mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit.”

Ajo u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të ndërmarrin veprime ndaj përgjegjësve.

“Kërkoj nga Inspektorati i Punës dhe institucionet e tjera përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë rast, t’i bëjnë publike gjetjet dhe të ndërmarrin masa ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin.”

Në fund të reagimit, Bajrami shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e të ndjerit. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Suhareka ka bërë publike përbërjen e re të Kryesisë…