Irani dhe ShBA-ja rikthejnë luftimet, ngrihet çmimi i naftës
Irani ka lëshuar disa raketa balistike në një “përpjekje për sulm të befasishëm” ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme, ka njoftuar ushtria amerikane, duke i dhënë fund një periudhe qetësie në luftime.
Sulmi ka ndodhur të martën në mbrëmje dhe të gjitha raketat “janë kapur me sukses” ka thënë Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom).
Irani ka deklaruar më pas se kishte shënjestruar një bazë amerikane në Jordani.
Ndërkohë, ushtria amerikane dhe forcat e Arabisë Saudite kanë goditur terroristë të lidhur me Iranin në Irak, si hakmarrje për sulmet me dronë të drejtuara nga Irani, sipas Centcom.
Shkëmbimi i raportuar i sulmeve i jep fund një pauze të shkurtër në armiqësitë midis SHBA-së dhe Iranit, e cila synonte t’i kthente negociatorët sërish në tryezën e bisedimeve.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) gjithashtu kanë njoftur se kishin goditur tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë goditur “disa zona logjistike dhe vendndodhje armësh terroriste” në Irakun lindor, sipas Centcom.
Ushtria amerikane ka deklaruar se kjo ishte “një përgjigje e fuqishme ndaj më shumë se 30 sulmeve me dronë ajrorë të drejtuara nga IRGC-ja në 72 orët e fundit”.
Centcom ka thënë se ushtria e Iranit “dhe përfaqësuesit e saj terroristë duhet t’i ndalojnë këto sulme për të shmangur një përgjigje të mëtejshme ushtarake amerikane”.
Të martën Arabia Saudite ka njoftuar se ushtria e saj kishte kapur dhe shkatërruar dronë që shënjestronin objekte të naftës në rajonin lindor të vendit.
Pauza në luftime ka pasuar 13 netë radhazi bombardimesh nga SHBA-ja e cila ka deklaruar se kishte shkatërruar tunele dhe ura në Iranin jugor.
Çmimet e naftës u rritën herët të mërkurën për shkak të shqetësimeve se një përshkallëzim i konfliktit mund të pengonte më tej dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.
Sulmet e fundit përkuan me vizitën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington, ku ai u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe mori pjesë në funeralin e senatorit amerikan Lindsey Graham, një kritik i ashpër i Iranit.



