Burri i Albulena Haxhiut e quan ‘vrasës’ Përparim Ramën, Deliu: Qe nga vinë ‘Lule Gjelat’

29 korrik 2026 | 11:57

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i njohur për gjuhë të përshkallëzuar e ka quajtur “vrasës” Përparim Ramën, kryetarin e Prishtinës.

Blerta Deliu e Partisë Demokratike të Kosovës e ka dënuar gjuhën e Alban Krasniqit dhe e ka lidhur me “Lule Gjelat.”

Postimi i plotë në “Facebook”:

Për këdo që ende pyet se nga vijnë “Lule Gjelat”, përgjigjja gjendet te gjuha që përdorin vetë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kur një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e quan publikisht Kryetarin e Prishtinës “vrasës”, pa asnjë vendim gjykate, atëherë askush nuk duhet të çuditet pse rrjetet sociale janë mbushur me profile anonime që shpifin, etiketojnë dhe linçojnë njerëz çdo ditë.

“Lule Gjelat” nuk lindën rastësisht. Ato ushqehen nga një kulturë politike ku shpifja zë vendin e argumentit, etiketa zë vendin e debatit dhe urrejtja paraqitet si aktivizëm.

Kur kjo gjuhë vjen edhe nga njerëz që mbajnë funksione në institucione që duhet të jenë të paanshme, problemi nuk është më një koment në “Facebook”. Problemi është standardi që po i servohet shoqërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me gërmimet…