Veprimtari Sali Bislimi viziton Drenicën: Mikpritje, kujtesë dhe mesazh për lirinë

29 korrik 2026 | 14:52

Veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndarë një mesazh pas vizitës së tij në Drenicë, duke vlerësuar historinë, sakrificën dhe mikpritjen e kësaj treve.

Në një postim në rrjetet sociale, Bislimi ka shkruar se në Drenicë “mikpritja ka traditën dhe përmendoret japin mesazhe”, duke theksuar kontributin e madh të kësaj treve në luftën për liri.

Ai ka përmendur edhe mikpritjen në familjen e mikut të tij, kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati, duke thënë se takimi ishte i mbushur me emocione, kujtime dhe reflektime për sfidat me të cilat po përballet shoqëria.

“Drenica meriton glorifikimin, ajo është aty për t’i thënë kombit se kokën ulur e kemi vetëm kur punojmë dhe luftojmë”, ka shkruar Bislimi.

Në postimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të lirisë dhe kujtesës historike të kësaj treve, duke përmbyllur mesazhin me simbolet e Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka…