FC Vushtrria prezanton fanellat e reja për sezonin e ri, pason miqësorja ndaj Dinamos së Ferizajt

30 korrik 2026 | 12:54

FC Vushtrria ka prezantuar sot zyrtarisht fanellat e reja me të cilat do të paraqitet në sezonin e ri, duke theksuar se ato përfaqësojnë krenarinë, historinë dhe ambiciet e klubit për kampionatin që po afron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi bardhekaltër bëri të ditur se prezantimi i fanellave shënon një tjetër hap në përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Pas prezantimit, ekipi do të udhëtojë drejt Ferizajt, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore ndaj FC Dinamos. Ky takim do të shërbejë si një test i rëndësishëm për trajnerin dhe skuadrën, pak javë para nisjes së sezonit të ri.

FC Vushtrria e mbylli njoftimin me mesazhin motivues: “Forca Vushtrria!”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka njerëz që e shohin udhëheqjen si një detyrë, por…