Rita Ora para koncertit madhështor: Mezi pres të performoj në Ohër

31 korrik 2026 | 12:45

Rita Ora ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një seri fotografish nga paraqitjet e saj gjatë turneut veror, duke ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më të veçanta nga koncertet e këtij sezoni.

Krahas imazheve, këngëtarja shqiptaro-britanike u dërgoi edhe një mesazh fansave që do ta ndjekin në koncertin e radhës.

“Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohër Summer Festival. Shihemi shumë shpejt”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

Rita Ora do të performojë këtë të shtunë në kuadër të Ohrid Summer Festival, në stadiumin “Biljanini izvori” në Ohër, në një koncert të organizuar nga Pragma Music.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë entuziazmin e…