Katy Perry mbrëmë në Prishtinë improvizoi zbarkimin në Hënë me flamurin e Kosovës

01 gusht 2026 | 10:40

Këngëtarja amerikane, Katy Perry, mbrëmë në skenën e Sunny Hill Festival improvizoi uljen në hënë me flamurin e Kosovës.

Ekipi i saj u shfaq me rroba astronautësh derisa i dhanë flamurin asaj për ta “ngulitur në hënë”.

Perry improvizoi këtë ngjarje pasi në prill të vitit 2025 ajo kishte qenë pjesë e një ekipi të përbërë nga gra në fluturimin suborbital të anijes New Shepard të kompanisë Blue Origin. Fluturimi, që zgjati 11 minuta, arriti mbi 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, duke i dhënë ekuipazhit një periudhë të shkurtër të gjendjes së mungesës së peshës (mikrogravitetit).

Këtë eksperiencë, Perry e përmendi para se të niste performancën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë…