Biletat e “Sunny Hill Festival” shiten të gjitha, festivali arrin “sold out”

01 gusht 2026 | 14:39

“Sunny Hill Festival” ka njoftuar se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur, duke shënuar një tjetër sukses për festivalin që po zhvillohet në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival” në rrjetet sociale, ku organizatorët kanë falënderuar publikun për mbështetjen.

“Jemi të shitur plotësisht, nga thellësia e zemrave tona, faleminderit”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Me këtë njoftim, “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar se nuk ka më bileta në dispozicion, ndërsa edicioni i sivjetmë po vazhdon me performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të vendit, Albulena Haxhiu ua…