Rama: Prodhimet ushtarake “Made in Albania” janë krenari – “Timak Defence” ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksport
01 gusht 2026
| 15:57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se prodhimet ushtarake “Made in Albania” janë krenari kombëtare, pasi plotësojnë standardet e NATO-s.
Tutje, Rama tha se kompania “Timak Defence” synon të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajve, ndërsa tashmë ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e mjeteve dhe produkteve të tjera ushtarake.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’, të mjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s. Ndërkohë, kompania ‘TIMAK Defence’ do të plotësojë nevojat e të gjithë ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh dhe ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.



