USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE Brigada 112 “Mujdin Aliu” Tetovë, 3.8.2001

02 gusht 2026 | 13:50

Të nderuar bashkëkombas!

Territori ku vepron Brigada 112 “Mujdin Aliu” tashmë e dinë të gjithë shqiptarët. Luftërat dhe betejat që ka zhvilluar dhe që po zhvillon Brigada jonë, janë faqe të reja të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.

Ushtarët tanë në saje të ndihmave tuaja financiare të pa kursyera, janë të pajisur mirë me armatime dhe municion, prandaj kurdoherë që dëshironi dhe mendoni që ne të jemi sa më të fortë në luftë me forcat ushtarako-policore qeveritare sllavo-maqedone, duhet të mos kurseheni në ndihmat tuaja, sepse ne këtu në frontin e luftës për Liri nuk do të kursehemi qoftë edhe për të derdhur gjakun.

Njësitet dhe batalionet e Brigadës112“Mujdin Aliu“, ishin ato që e vunë nën kontroll qytetin e Tetovës, kështu do të veprojmë edhe me qytete e territore të tjera.

Në Brigadën tonë kanë luftuar dhe rënë heroikisht, shumë ushtarë në mesin e të cilëve edhe dëshmorët Fadil Rifati, Komandant Roki etj.

Gjaku i dëshmorëve dhe gatishmëria jonë për t’u flijuar çdo çast për lirinë dhe barazinë e popullit shqiptar, duhet t’ju obligojnë që të jeni të bashkuar dhe të lidhur fort me UÇK-në.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Rroftë UÇK!
Rroftë populli shqiptar!

Komandanti i Brigadës 112 ʺMujdin Aliuʺ

Iliri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine…