Tërmet në Shkup

03 gusht 2026 | 09:03

Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit.

Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201…