Curtis Jones kërkohet nga Interi, Liverpooli gati ta shesë

03 gusht 2026 | 12:58

Mesfushori i Liverpoolit, Curtis Jones, është gjithnjë e më pranë largimit nga “Anfield”, pasi Interi thuhet se ka bërë përparim të rëndësishëm në bisedimet për transferimin e tij.

Sipas “TeamTalk”, klubi italian ka arritur një “përparim” në negociatat për 25-vjeçarin, i cili është i hapur për një kalim në Serie A gjatë kësaj vere.

Jones po hyn në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, çka e vendos klubin anglez përballë dilemës nëse duhet ta shesë tani ose të rrezikojë ta humbasë si lojtar të lirë në verën e vitit 2027.

Mesfushori, i cili ka zhvilluar 228 ndeshje me ekipin e parë që nga debutimi i tij në janar të vitit 2019, dëshiron më shumë minuta si titullar, diçka që beson se mund ta gjejë te Interi nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.

Megjithëse trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka shprehur publikisht dëshirën që Jones të mbetet në skuadër, e ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë.

Liverpooli raportohet se e vlerëson kartonin e Jones me rreth 35 milionë funte, ndërsa Interi synon ta mbyllë marrëveshjen për afro 30 milionë funte.

Në ditët në vijim pritet të vazhdojnë negociatat mes dy klubeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…