17-vjeçari gjen mbi 2 mijë euro dhe dokumente, i dorëzon në Polici

03 gusht 2026 | 16:20

Një 17-vjeçar nga fshati Bablak i Ferizajt ka dorëzuar në Polici një portofol me para dhe dokumente identifikimi, të cilin e kishte gjetur në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 2 gusht 2026, rreth orës 22:30, A. Nuha është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj dhe ka dorëzuar portofolin, të cilin e kishte gjetur në fshatin Lloshkobare, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i sendeve, K.S. (40 vjeç) nga Gjakova.

Atij i janë kthyer 2,435 euro, 270 franga zvicerane, si dhe dokumentet personale, ndërsa për rastin është përpiluar shënim zyrtar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vlerësuar lart veprimin e të riut, duke theksuar se ndershmëria dhe përgjegjësia e tij përbëjnë një shembull të mirë të qytetarisë dhe besimit në institucionet e rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…