NË BINÇË ËSHTË RUAJTUR PALCA ORIGJINALE E KOMBIT SHQIPTAR

04 gusht 2026 | 12:46

Ismet Sylejmani

Shumë i dashur dhe i nderuar Dom Frok Zef Sopi, Famullitar i Kishës Shqiptare Katolike të Binçës e të Vitisë!

I nderuat Dom Lush Gjergji, teë nderuar priftërinj e motra të nderit!

Të nderuara familje të Heronjëve dhe Dëshmoreve te Kombit, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

I nderuar Shok e bashkëluftëtar, Anëtar i Shtabit e Shef i G-2-shit të Shërbimit Informativ te Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, Abdyl Bajrami!

Shumë e dashura Nëna shqiptare katolike Stane Pjetër Gashi, Nëna e bukës së luftës së armatosur për liri e njëra prej Nënave më të medha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, faleminderit që je në mesin tonë!

I nderuar Kryetar i Komunës së Vitisë Sokol Haliti!

Të nderuar profesor Jahja Drançolli e Anton Nik Berisha!

Të nderuar drejtues shtetëror, lokal e qendror!

Të nderuar të pranishëm!
Zonja dhe zotrinjë!

Jam shumë i nderuar për ftesën që më është bërë nga Miku e Vëllau im Dom Frrok Zef Sopi, për të mbajtur një fjalë rasti në këtë Simpozium historik, sot këtu në qytetin e Vitisë!

Kjo është paraqitja ime e dytë përpara jush, pas asaj të parës para popullit shqiptar të Vitisë, para njësiteve të ushtarëve të Brigadës ” Gursel e Bajram Sylejmani”, kur në cilësinë e Zëdhënësit të luftës, jamë ndarë për herë të fundit në emër të Komandës së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rivarrimin e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit më 27 Gusht të vitit 1999, të cilët jo shumë larg nga këtu, prehen e ndriqojnë përgjithmonë në Kosovën e çliruar, të lirë e të pavarur nga Serbia pushtuese!

Vëllezër e motra,
Binça e truallit të Arbërit, Binça e lashtë e vitit të largët 1019, Binça fshati origjinal shqiptar, e cila ishte dhe mbetet fanar që ndriçon të ardhmen e ndritur dhe euroatlantike të popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, na ka bashkuar sot e do të na mbajë të bashkuar gjithmonë në shekuj e mijëvjeçar!

Rajoni i Binçës, i Stubllës, i Letnicës dhe i tërë Malësisë së panënshtruar të Karadakut me Shkupin, Kumanovën, Luginën e Preshevës, Anamoravën dhe me Kryeqytetin e kryengritjes dhe arenen e madhe të luftës antiosmane Kaçanikun heroik, përbëjnë një nga hapësirat më të rëndësishme historike e kulturore të popullit shqiptar të Kosovës, ku rrënjët e identitetit shqiptar janë ruajtur ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve, pavarësisht trysnive politike dhe përpjekjeve të tmerrshme për asimilim e shkombëtarizim!

Binça në veçanti, bashkë me Stubllën dhe fshatra të boshatisura të tjera të atij rrethi në përgjithësi, historia dëshmon se ishin vatra të mëdha të qëndresës heroike kombëtare!

Ai teritor nuk është vetëm një hapësirë gjeografike në hartën e Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë, por është një nga epiqendrat e qëndresës dhe e kryengritjeve e luftërave heroike kundër hordhive pushtuese të Perandorisë Osmane!

Është një trevë legjendare ku gjuha shqipe, traditat, zakonet, dashuria e pastër dhe ndjenja e lirë kombëtare origjinale shqiptare, janë trashëguar e janë ruajtur nga brezi në brez!

Shqiptarët e kësaj ane, shqiptarët katolikë, ruajtën ndër shekuj vetëdijen e përkatësisë së tyre kombëtare dhe i përballuan të gjitha format e asimilimit, ndonëse i paguan shumë shtrenjtë, por ia arritën, dolën triumfatorë dhe sot i janë kthyer me tërë qenien e tyre trungut të Arbërisë ilire dhe rezatojnë përspektivë të madhe euroamerikane e të ndritur për kombin tonë!

Binça, sikur edhe Stublla e Kabashi, por edhe pjesë të tjera të popullatës katolike shqiptare, me heroizëm biblik mbrojtën dhe mësuan gjuhën shqipe, kulturën dhe zakonet shqiptare edhe në periudhat më të vështira e më të rënda, atëherë kur shpata pushtuese priste dhe grinte koka atdhetarësh e prifëtrinj patriot kombëtar!

Roli i Kishës Katolike Shqiptare në këtë trevë ishte rol brilant e krucial në ruajtjen e arsimit, traditës dhe identitetit kombëtar!

Binça, ky fshat i lashtë shqiptar dhe fshatrat e tjerë përreth, ishin pjesë e pandashme e qëndresës së pathyeshme antipushtuese osmane, i dhanë gjak e luftëtarë lirie Atdheut, sikur janë të pavdekshmit Martirët e Karadakut!

Banorët e Binçës dhe të atij pellgu u përballën me regjime të ndryshme, por nuk hoqën dorë nga gjuha shqipe, nga trashëgimia kulturore dhe nga ideali i lirisë kombëtare!

Në periudha të ndryshme të luftërave për liri e çlirim të Kosovës nga pushtues të ndryshëm antishqiptar, kjo trevë me Binçën kryeqendër lashtësie ilire dha kontribut të çmuar në përpjekjet për çlirimin e vendit nga zgjedha e robërisë!

Shumë bij e bija të Karadakut liridashës u rreshtuan në luftën për liri, ndërsa popullata mbështeti pa rezervë përpjekjet dhe aktivitetet e tyre kombëtare!

Sot, Binça bashkë me fshatrat e tjera shqiptare është me ndikim në historinë kombëtare, dhe dëshmojnë se identiteti origjinal shqiptar nuk është ruajtur vetëm me armë dhe luftëra të armatosura çlirimtare, por edhe me shkollën, me fenë origjinale shqiptare, me kulturën, me gjuhën shqipe dhe me memorien historike!

Krahina lavdimadhe e Karadakut, në të cilën Binça e lashtë mijëvjeçare, zë vend nderi, dëshmon se kombi shqiptar ka ditur të mbijetojë jo vetëm duke luftuar, por edhe duke ruajtur me përkushtim rrënjët e veta të së kaluarës së pastër origjinale e tipike shqiptare!

Binça bën pjesë ndër ato vende ku fryma shqiptare jo vetëm nuk u shua kurrë, por edhe vazhdon të jetojë me dinjitet, me nderë e me krenari edhe sot!

Shumë të dashur motra e vëllezër shqiptar katolik,
Faleminderit që e keni ruajtur fenë e të parëve, dhe na keni renditur përkrah popujve euroatlantik, me kontribute të mëdha në arenën botërore, që nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu e deri te e famshmja Nëna shqiptare e planetit njerëzor, Nënë Tereza!

Faleminderit!

Viti, 3 Gusht 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanizmi nuk njeh moshë, dhe këtë e dëshmon më së…