Kurti mbledh akterët institucionalë e sportivë për organizimin e Lojërave Mesdhetare
04 gusht 2026
| 15:10
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare.
Në mbledhje, përveç ministrit të Sportit, Blerim Gashani, dhe përfaqësuesve të sportit, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Gjatë kësaj mbledhjeje, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.



