Konstituohet Këshilli Drejtues i OFK-së; Shefqet Mehmetukaj kryetar, Nita Kelmendi zëvendëskryetare
Këshilli Drejtues i Odës së Farmacistëve të Kosovës mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, në të cilën u zgjodhën z. Shefqet Mehmetukaj në funksionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe znj. Nita Kelmendi në funksionin e Zëvendëskryetares së Këshillit Drejtues, pozita të parapara me ndryshimet e fundit statutore të Odës.
Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues shqyrtoi ndryshimet e fundit legjislative në sektorin farmaceutik, për të cilat u zhvillua diskutim dhe u nxorën rekomandime për veprimet e mëtejshme institucionale.
Po ashtu, u miratua një kërkesë për solidaritet dhe ndihmë reciproke, si dhe u autorizua fillimi i analizës dhe përgatitjes së ndryshimeve në legjislacionin e brendshëm të Odës.
Me konstituimin e tij, Këshilli Drejtues fillon ushtrimin e përgjegjësive në mandatin e ri, me synim forcimin e rolit institucional të Odës dhe avancimin e interesave të profesionit farmaceutik.



