Prishtina hap konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave, Rama: Janë pasqyrë e dinjitetit të qytetit
05 gusht 2026
| 15:35
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar hapjen e konkursit ndërkombëtar për projektimin e varrezave të kryeqytetit.
Rama ka thënë se edhe varrezat e kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar.
“Konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave të kryeqyteti Prishtina. Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar. Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunitet”, ka njoftuar Rama.



