Hani i Elezit organizon me sukses Panairin Tradicional, marrin pjesë 15 prodhues dhe fermerë vendorë

05 gusht 2026 | 15:53

Në Hanin e Elezit është mbajtur me sukses Panairi Tradicional, një aktivitet që mblodhi 15 prodhues dhe fermerë vendorë, të cilët prezantuan produktet e tyre bujqësore dhe ushqimore, duke promovuar cilësinë dhe potencialin e prodhimit lokal.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, tha se panairi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për promovimin e prodhimeve vendore, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve dhe qytetarëve, si dhe për nxitjen e konsumit të produkteve të freskëta dhe cilësore nga fermerët lokalë.

Ai falënderoi të gjithë prodhuesit pjesëmarrës, qytetarët që vizituan panairin, si dhe partnerët LAB – Laboratori për Aktivitete të Biznesit dhe IKC – Initiative for Kosovo Community për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Ballazhi ritheksoi se Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prodhuesve dhe fermerëve vendorë, duke i konsideruar ata një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e prodhimit lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike…