Reali i vendos ultimatum Viniciusit për rinovimin, kërkon përgjigje të shpejtë

06 gusht 2026 | 11:11

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të mbetet e pasigurt, pasi klubi spanjoll i ka paraqitur brazilianit një ofertë të re për rinovimin e kontratës dhe kërkon përgjigje të menjëhershme.

Drejtuesit madrilenë nuk kanë ndërmend ta zgjasin më tej procesin e negociatave, ndërsa kontrata aktuale e Viniciusit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Në rast se nuk arrihet marrëveshje së shpejti, Real Madridi do të duhet të marrë vendime të rëndësishme për të shmangur mundësinë që sulmuesi brazilian të largohet si lojtar i lirë.

Ndërkohë, Arsenali po e monitoron me interes situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse negociatat mes Viniciusit dhe klubit madrilen dështojnë.

Real Madridi tashmë e ka përmirësuar ofertën financiare, ndërsa vendimi i Viniciusit pritet të ketë ndikim të madh në planet e klubit për të ardhmen dhe strategjinë e merkatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 janë caktuar datat…