Termkolli: E vetmja marrëveshje e LDK-së me LV-në do të ishte për presidentin

07 gusht 2026 | 12:36
Ish-deputetja Melihate Termkolli ka reaguar lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV).

Termkolli ka thënë se një marrëveshje ndërmjet dy subjekteve politike do të duhej të lidhej vetëm me çështjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një mundësi për balancimin e pushteteve.

“E vetmja marrëveshje e LDK-së me LV-në do të ishte çështja e presidentit/es, e cila do të siguronte deri diku një balancim të pushteteve! Gjithçka tjetër, LDK-së ia humb edhe këto tri shkronja! Si nuk po e shohin matrapazët e LDK-së lojën e Albinit për zgjedhje të reja, pa LDK-në, qoftë edhe formalisht?!”, ka shkruar Termkolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka shprehur shqetësimet e saj…