Ish-ambasadori holandez për vizitën e Zelenskyt në Beograd: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës sikur Serbisë

09 gusht 2026 | 08:14

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Përmes një reagimi, Bosch ka thënë se shpreson që, njësoj si në rastin e Serbisë, Bashkimi Evropian t’ia bëjë Ukrainës njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim.

“Zelenskyy në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë në vend? Vuçiq e falënderon atë që nuk e ka njohur Kosovën! Shpresoj që BE-ja, njësoj siç ka bërë me vetë Serbinë, ta bëjë njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim. Dhe së fundmi, sipas raportimeve të mediave, ata diskutuan edhe për prodhimin e përbashkët të dronëve. Ukraina po fillon të bëhet kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin në përgjithësi. Është koha që #EEAS t’i kërkojë Zelenskyyt të shpjegojë se çfarë po bën!”, ka shkruar Bosch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në…