Bisedimet me ShBA-në, Irani: Nuk do të rifillojnë për sa kohë që marrëveshja është shkelur

09 gusht 2026 | 15:02

Irani ka deklaruar se bisedimet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara nuk do të rifillojnë për sa kohë që, sipas Teheranit, marrëveshja e përkohshme e nënshkruar në qershor është shkelur.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka thënë se aktualisht të dyja palët nuk janë të përfshira në negociata të drejtpërdrejta, ndërsa mesazhet mes Teheranit dhe Washingtonit po shkëmbehen përmes ndërmjetësve.

Araqchi ka ritheksuar gjithashtu se një marrëveshje për ngushticën e Hormuzit me ndërmjetësimin e Omanit është në “fazat përfundimtare”, por ka këmbëngulur se negociatat nuk do të rihapen ende.

Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht se Washingtoni nuk do të pranonte që Irani të kontrollonte qasjen në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rebelët Huthi në Jemen kanë marrë përsipër sulmin ndaj një…