Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish partive, përpjekjet për marrëveshje do të vazhdojnë

10 gusht 2026 | 12:10

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do t’u drejtohet sërish partive të tjera parlamentare në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve.

Konjufca ka theksuar se dialogu politik duhet të vazhdojë dhe se përpjekjet për konstituimin e institucioneve nuk duhet të ndërpriten.

“Mendoj që zoti Kurti, po, do t’u drejtohet sërish, sepse kurrë nuk duhet të lodhemi nga dialogu politik. Do të vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e institucioneve tona. Edhe PDK-së, edhe LDK-së, edhe AAK-së do t’u drejtohet zoti Kurti”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është shprehur lidhur me fushatat…