Athina kërcënohet nga zjarret, evakuohet një fshat

10 gusht 2026 | 17:03

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në juglindje të Athinës, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarri është regjistruar në Kouvaras, rreth 60 kilometra nga kryeqyteti grek, në rajonin e Atikës. Sipas shërbimit zjarrfikës, në operacion janë angazhuar të paktën 172 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete.

Ndërhyrja nga toka po mbështetet nga dy avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë, ndërsa ekipet po përballen me kushte të vështira për shkak të erërave që tejkalojnë shpejtësinë prej 70 kilometrash në orë.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, autoritetet e mbrojtjes civile kanë urdhëruar evakuimin e fshatit Agios Stylianos, pranë zonës së zjarrit.

Kjo është vatra e dytë e madhe e zjarrit pranë Athinës gjatë kësaj vere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në lagjen “Abaze” të…