Zjarr i madh në Krujë, flakët rrezikojnë shtëpitë

10 gusht 2026 | 22:29

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë. Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar dhe të afrohen pranë disa shtëpive.

Në terren ndodhen shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni për shuarjen e zjarrit është mbështetur edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve./vizionplus

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj…