Ramadani i reagon Bajqinovcit: Janë muaj të tërë takimesh për heqjen statike të KFOR mbi urë, mësoni diçka mendjefëmijë
10 gusht 2026
| 23:06
Pasi KFOR-i ka konfirmuar largimin gradual nga ura Ibrit për t’i lejuar Policisë së Kosovës të përkujdeset për sigurinë aty, deputeti i AAK-së Burim Ramadani, kishte treguar se në rolin e ekspertit të sigurisë i kishte dërguar letër KFOR’it sesi prania statike e KFOR-it në urë duhet të largohet.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i Lëvizjes Mefail Bajqinovci, duke e quajtur këtë deklarim të Ramadanit si “ndër statuset më qesharake”.
Më pas ka reaguar sërish Burim Ramadani, duke thënë se “mendjefëmijët e VV-së nuk duhet të flasin në tema të Sigurisë Kombëtare”.
Ai ka thënë se janë muaj të tërë takimesh e diskutimesh që kanë sjellë këtë vendim.



