Vritet në Bengazi shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit
11 gusht 2026
| 08:51
Gjenerali i brigadës Fauzi Mansouri, shefi i inteligjencës ushtarake i ushtrisë kombëtare libiane të Khalifa Haftarit, është vrarë në Bengazi.
Sipas medieve, një eksploziv ishte vendosur në makinën e tij jashtë banesës në lagjen Al-Hauari.
Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ende nuk dihet autori apo porositësi i atentatit.



