Kearns i ‘duartroket’ Ramës për reagimin ndaj Vuçiqit: “Kjo është diplomaci”

11 gusht 2026 | 13:09

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka “duartrokitur” reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj “kërcënimit” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mendon t’ia ndryshojë rrjedhën lumit Ibër. Rama, në reagimin e tij, ishte shumë i matur dhe i arsyeshëm, duke mos rrëshqitur në “folklorin ballkanas”, siç bën rëndom Serbia.

Rama tha se lumi Ibër është një sistem ujor që nuk mund të trajtohet sikur përfundon aty ku mbaron kufiri shtetëror. Serbia, sipas Ramës, është e lirë të menaxhojë burimet që ndodhen brenda juridiksionit të saj, por çdo ndërhyrje që mund të ketë pasoja për një shtet tjetër nuk mund të konsiderohet vetëm çështje e brendshme.

“Lumenjtë kanë zakonin e bezdisshëm të ndjekin gjeografinë dhe jo pikat e bisedës diplomatike”, shkroi Rama në X.

E këtë reagim të Ramës në “X”, e ka duartrokitë deputetja britanika, Kearns, e cila tha se kjo është diplomaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…