VIDEO | Momente paniku në ajër: Avioni përplaset me tufën e zogjve, flakët përfshijnë motorin

11 gusht 2026 | 15:24

Një fluturim i American Airlines në Shtetet e Bashkuara është detyruar të rikthehet në aeroport pas një incidenti të frikshëm gjatë ngritjes, kur një Boeing 737 u përplas me një tufë zogjsh dhe njëri prej motorëve shpërtheu në flakë.

Ngjarja ndodhi të hënën, gjatë fluturimit 1760 të American Airlines, i cili ishte nisur nga Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, me destinacion Charlotte, në Karolinën e Veriut. Në bordin e avionit ndodheshin 181 persona.

Vetëm pak çaste pas ngritjes, ekuipazhi njoftoi kullën e kontrollit për një problem me motorin dhe kërkoi rikthimin në aeroport.

“Kemi një problem me motorin”, dëgjohet të thotë kapiteni në komunikimet radio me kontrollin e trafikut ajror, sipas CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK) ka bërë…