Deliu-Kodra: Me çdo mjet institucional e juridik do ta kthejmë rendin kushtetues
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie do të jetë në Kuvendin e Kosovës nga ora 11:00.
Deliu-Kodra ka deklaruar se PDK-ja do të përdorë “çdo mjet institucional e juridik” për rikthimin e rendit kushtetues.
“Nuk do të rrimë duarkryq. Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend dhe do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues. As Albin Kurti, as LV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre. Qëllimi i tyre është i qartë: ose ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në një datë që u konvenon, ose ta kapin edhe institucionin e presidentit. Por Kosova nuk është pronë e askujt. Kushtetuta nuk interpretohet sipas interesit politik dhe nuk guxon të merret peng”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.



