Arben Gashi zbulon “formulën” e koalicionit me VV-në: Por ka një kusht

12 gusht 2026 | 23:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar “formulën” për lidhjen e një marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

I ftuar në emisionin Paradoks me gazetarin Vehbi Kajtazi, Gashi ka thënë se pushtetet kryesore duhet të ndahen, në mënyrë që koalicioni të jetë funksional.

Sipas Gashit është e palogjikshme që VV të kërkojë marrëveshje me partitë opozitare pa ia ofruar pozitat udhëheqëse.

“Nuk ka logjikë që Lidhja Demokratike e Kosovës të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen pa e nda pushtetin në mënyrë të barabartë. Duke marrë parasysh numrin e votave, në ekzekutiv LDK-së duhet t’i takojë çdo e treta ministri dhe kështu do të bëhej ndarja praktike e pushtetit në ekzekutiv. Meqë Vetëvendosje është partia e parë asaj i takon që të zgjedh dy pushtetet kryesore, mirëpo me ndarjen – kryeministri dhe kryeparlamentar, ose president dhe kryeparlamentar, ndërsa në ekzekutiv ndarja të vazhdojë me zgjedhjen e tri ministrive nga VV e pastaj LDK një.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon pa rezervë…