PDK-ja i shkruan sërish letër Deharit: Respektoje Kushtetutën, thirre seancën për nesër në orën 11:00
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.
PDK i është drejtuar me leëtër kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
“I nderuar z. Dehari, Po ju shkruaj sërish, në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që nesër, më 14 gusht 2026, në ora 11.00 të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.
Ndryshe, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kërkojnë respektimin e Kushtetutës.
“Funksionin e deputetit po na pamundëson me ushtru LVV-ja. Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, ka thënë ai.




