Raportohet se Kurti hyri fshehtas në qeveri: Deputetët e PDK-së përfundojnë aksionin para kryeministrisë dhe shkojnë në Kuvend
13 gusht 2026
| 10:25
Deputetët e PDK-së e kanë përfunduar aksionin e tyre para ndërtesës së kryeministrisë.
Ata kanë bërë me dije se kanë informacione së kryeministri në detyrë , Albin Kurti, ka hyr në ndërtesën e qeverisë nga një hyrje tjetër.
Nga ndërtesa e qeverisë, ata i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e PDK-së kanë bërë me dije se edhe sot do të vazhdojnë të kërkojnë nga kryesuesi i seancës konstituive thirrjen e vazhdimit të kësaj seance.



