‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’, policia jep detaje për arrestimin e personit që kërkoi pushkatimin e Haradinajt
13 gusht 2026
| 10:46
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e personit që dje nga Kuvendi ka kërkuar pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në raportin 24-orësh të policisë është thënë se ai është arrestuar nën dyshimin “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
“Prishtinë / 12.08.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në kuvendin e R. Kosovës kishte kanosur dhe nxitur përçarje ndaj një deputetit të RKS-së, viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.



