13 mijë dollarë për ndërhyrjen: caktohet data e procedurës për burrin që pretendon se ka penisin më të vogël në botë
Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili e ka cilësuar veten si personin me “penisin më të vogël në botë”, pritet t’i nënshtrohet më 17 gusht një procedure për zmadhimin e tij, të financuar përmes donacioneve të mbledhura online.
Michael Phillips tha për TMZ se ndërhyrja do të kryhet nga një mjek në Charlotte dhe do të përfshijë injektimin e një mbushësi dermal gjysmë të përhershëm, me synim rritjen e trashësisë.
Phillips pretendon se penisi i tij është vetëm 0.38 inç, ose më pak se një centimetër. Procedura pritet të kushtojë rreth 4 mijë dollarë, ndërsa fushata e tij në GoFundMe ka mbledhur më shumë se 13 mijë e 500 dollarë. Pjesa e mbetur e fondeve pritet të përdoret për shpenzime mjekësore, medikamente dhe kontrolle pas ndërhyrjes.
Më herët, Phillips kishte marrë edhe një ofertë nga mjeku i Beverly Hills, Robert Dorfman, për një procedurë me vlerë 20 mijë dollarë pa pagesë, por ai zgjodhi një alternativë tjetër.
Sipas Phillips, ndërhyrja nuk do ta eliminojë gjendjen e njohur si mikropenis, por mund t’i përmirësojë jetën e përditshme dhe t’i japë një ndjesi më të madhe “normaliteti dhe rehatie”.



