Osmani: Sot mblidhet grupi parlamentar, LDK-ja do ta mbrojë Kushtetutën

13 gusht 2026 | 13:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbledhja e sotme e grupit parlamentar është takim i rregullt, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend.

Osmani ka bërë me dije se pas përfundimit të takimit, grupi parlamentar i LDK-së do të dalë me një deklaratë të përbashkët.

“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, ka deklaruar i Osmani.

E pyetur se përse dje LDK-ja nuk ishte në Kuvend bashkë me PDK-në dhe Aleancën, Osmani ka thënë se deputetët e LDK-së kanë qenë në Kuvend, ndërsa qëndrimet më të detajuara do t’i bëjnë të ditura pas mbledhjes së grupit parlamentar.

“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në platformën “X”…