Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

13 gusht 2026 | 14:35

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, është deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, duke thënë se përmbahen nga situatat që mund të gjenerojnë incidente.

“Me siguri nga kryetari do të njoftohemi me situatën aktuale. Do të këmbejmë mendimet, vlerësimet tona. Do të japim këshilla, ide, propozime. Do të dëgjojmë njëri-tjetrin me vëmendje. Në lidhje me pjesëmarrjen në Kuvend, do të thotë, Lidhja Demokratike e Kosovës përmbahet nga situatat ku mund të gjenerohen incidentet, problemet e tjera. Ne bëjmë thirrje të jemi sa më të qetë edhe me arsyeshmëri, me racionalitet, duke dëgjuar njëri-tjetrin, t’i zgjidhim të gjitha problemet”, ka thënë Quni.

I pyetur se a ka pasur së fundmi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Quni ka thënë se për këtë çështje është deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Është deklaruar kryetari në lidhje me bisedën e fundit që e ka pasur me zotin Kurti, e cila nuk ka pasur ndonjë epilog pozitiv, nuk vërehen shenjat e materializimit të ndonjë marrëveshje, kështu që ne do t’i shqyrtojmë hapat e mëtejmë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për thirrjen e seancës konstituive dhe bashkëpunimin me partitë tjera të opozitës, Quni ka thënë se duhet që sa më parë të krijohen institucionet.

“Po, po, natyrisht që do të duhej një seancë konstituive të mbahet sa më shpejt. Me tërë spektrin politik ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë që sa më shpejt të zyrtarizohen, të ngriten institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…