Sulme ruse në Ukrainë, një i vrarë dhe 17 të plagosur
Të paktën një person është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur pas bombardimeve ruse mbrëmjen e së enjtes në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.
Sipas autoriteteve ushtarake rajonale ukrainase, forcat ruse sulmuan Kramatorskun dhe fshatin Bilenke gjithsej tetë herë.
Në Kramatorsk, që ndodhet pranë vijës së frontit në rajonin e Donetskut, janë dëmtuar disa objekte, përfshirë edhe një pallat banimi.
Kreu i administratës ushtarake rajonale, Vadim Filashkin, u bëri thirrje banorëve që të largohen drejt zonave më të sigurta të vendit.
Ndërkohë, një tjetër sulm rus është raportuar në Zaporizhia, ku janë plagosur dy persona.
Sipas autoriteteve lokale, një grua 25-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar mbetën të plagosur pasi një sulm goditi një rrugë pranë një automjeti.
Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor.



