Kurti kishte pritur në zyrën e kryeministrit Fehim Salin, të dyshuarin për spiunazh

14 gusht 2026 | 13:22

Fehim Sali, i arrestuar së fundmi nga Policia e Kosovës nën dyshimin për spiunazh dhe lidhje me Shërbimin Inteligjent Serb (BIA), kishte marrë pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti në tetor të vitit 2022.

Sipas një komunikate të zyrës së kryeministrit të datës 3 tetor 2022, Kurti kishte pritur në takim përfaqësues të komunitetit goran në Kosovë, përfshirë përfaqësues nga akademia, organizatat joqeveritare, mediat dhe institucionet e Kosovës. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Fehim Sali.

Në takim ishte diskutuar për mbështetjen e komunitetit goran, përfaqësimin në institucione, arsimin, përdorimin e gjuhëve, si dhe mundësitë për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e turizmit.

Katër vjet pas këtij takimi, Sali është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po hetohet nga Prokuroria Speciale nën dyshimet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe.

Prokuroria ka deklaruar se Sali dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe se i kishte ofruar informacione këtij shërbimi. Sipas prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu, Sali gjatë procedurës ka deklaruar se kishte qenë i rekrutuar dhe kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s. Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka…