“Një komb të pret me zemër, me besim e me krenari”, Shqiptar Gubetini mesazh për Hashim Thaçin para vendimit në Hagë
15 gusht 2026
| 23:22
“Një komb të pret me zemër, me besim e me krenari. Historia nuk harrohet, sakrifica nuk shuhet dhe emri yt mbetet në zemrën e popullit.”
Kështu ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Regensburg, Shqiptar Gubetini, në një mesazh kushtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gubetini shpreh mbështetjen e tij për Thaçin në prag të vendimit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë, ku bashkë me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, pritet të përballet me vendimin e trupit gjykues më 16 shtator.
Mesazhi i Gubetinit vjen në një periudhë të rëndësishme për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa në Kosovë dhe në diasporë vazhdon të përcillet me vëmendje procesi gjyqësor në Hagë.



