“Më etiketon me formulime fyese”, Tahiri kërkon nga Halil Geci ta largojë postimin për të: Përndryshe, çështjen do ta dërgoj në gjykatë

16 gusht 2026 | 20:34

Arian Tahiri, i ka bërë thirrje publike Halil Gecit që të tërheqë një publikim të bërë ndaj tij.

Tahiri ka thënë se Geci i ka atribuar qëndrime që nuk i ka shprehur dhe e ka etiketuar me formulime fyese.

Ai ka sqaruar se deklarata e tij për Albin Kurtin dhe “Republikën e re” ishte në kontekst të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe institucioneve të Kosovës.Tahiri ka kërkuar largimin e publikimit dhe një kërkimfalje publike, duke paralajmëruar se në të kundërtën do t’i drejtohet gjykatës për mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjet në disa pika të kalimit kufitar në Kosovë po…