Lavatriçet dhe tharëset me inteligjencë artificiale i njohin rrobat tuaja më mirë se ju vetë
Në të gjithë Europën, pritshmëritë për pajisjet elektroshtëpiake po ndryshojnë me shpejtësi. Linja Samsung Bespoke AI është krijuar për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, duke sjellë inteligjencë, efikasitet dhe kujdes të integruar në çdo cikël larjeje.
Mendoni për herën e fundit kur larja e rrobave ju është dukur vërtet një kënaqësi. Për shumicën prej nesh, është thjesht një detyrë që duhet kryer dhe jo diçka që mezi presim ta bëjmë. Por gjërat po ndryshojnë. Në të gjithë Europën, 73% e konsumatorëve shprehen se dëshirojnë pajisje larëse me veçori të avancuara, si sensorë inteligjentë, funksione të mundësuara nga inteligjenca artificiale dhe dizajn që e lehtëson realisht jetën e përditshme. Në të njëjtën kohë, 53% e familjeve e konsiderojnë efikasitetin energjetik dhe optimizimin përmes inteligjencës artificiale si faktorë kyç gjatë zgjedhjes së pajisjeve të reja për larjen e rrobave. Edhe kërkesa për funksione praktike, si avulli, është rritur me 19% nga viti 2024 në vitin 2025. Mesazhi është i qartë: njerëzit nuk duan thjesht një lavatriçe, por një mënyrë më inteligjente jetese.

Inteligjencë që përshtatet me ju
Kemi bërë një rrugë të gjatë që nga lavatriçet e para me funksionim manual. Konsumatorët e sotëm kërkojnë veçori më inteligjente që ofrojnë larje më efikase dhe rezultate më të mira, dhe teknologjia AI Wash e Samsung është krijuar pikërisht për këtë qëllim. Asnjë larje nuk është plotësisht e njëjtë. Një këmishë e veshur për pak kohë kërkon një trajtim krejtësisht të ndryshëm nga pajisjet sportive të mbuluara me baltë, dhe AI Wash e kupton këtë ndryshim.
Në vend që të mbështetet vetëm në programe të paracaktuara, funksioni AI Wash përdor sensorë të integruar për të zbuluar peshën e rrobave, për të vlerësuar butësinë e pëlhurës dhe për të matur nivelin e papastërtisë. Bazuar në këto të dhëna, ai përshtat automatikisht sasinë e ujit, përdorimin e detergjentit, kohën e njomjes dhe shpëlarjes, si dhe shpejtësinë e centrifugimit, në kohë reale dhe pa asnjë përpjekje nga ana juaj. Rezultati? Rroba të pastra në mënyrë optimale në çdo cikël. Larje me saktësi, jo me hamendësime.

Efikasitet energjetik pa kompromise
Për numrin gjithnjë e më të madh të evropianëve që vlerësojnë efikasitetin e lartë energjetik, lavatriçja Bespoke AI ofron rezultate të shkëlqyera pikërisht aty ku ka më shumë rëndësi. Modeli më i fundit konsumon deri në 65% më pak energji sesa kërkesat minimale për klasën e energjisë A. Përmes aplikacionit SmartThings, funksioni AI Energy Mode monitoron dhe optimizon vazhdimisht konsumin e energjisë, duke e përshtatur atë në mënyrë inteligjente gjatë ciklit për të reduktuar ndikimin në mjedis, pa kompromentuar efikasitetin. Fatura më të ulëta nënkuptojnë gjurmë më të vogël mjedisore dhe një shtëpi më inteligjente.
Pastrim i thellë me avull
Meqenëse funksioni i avullit është ndër veçoritë me rritjen më të shpejtë në kategorinë premium të pajisjeve për larjen e rrobave, teknologjia Hygiene Steam e Samsung sjell një nivel të ri pastrimi. Avulli çlirohet drejtpërdrejt në kazan dhe depërton në fibrat e pëlhurës, duke eliminuar deri në 99,9% të disa baktereve, ndërsa njëkohësisht neutralizon alergjenët nga marimangat e pluhurit të shtëpisë, poleni, zbokthi i kafshëve shtëpiake dhe kërpudhat, kërcënime të padukshme me të cilat një cikël standard larjeje thjesht nuk mund të përballet në të njëjtën mënyrë.
Pastërti maksimale, kujdes i jashtëzakonshëm
Larja e thellë e rrobave nuk duhet të nënkuptojë ekspozimin e tyre ndaj konsumimit dhe dëmtimit të panevojshëm. Teknologjia Samsung AI Ecobubble e shpërndan detergjentin në një shkumë të imët dhe depërtuese përpara se të nisë cikli i larjes. Kjo teknologji është veçanërisht efikase në temperatura më të ulëta, duke rritur heqjen e njollave deri në 20% , ndërsa flluskat ndihmojnë në largimin e papastërtive nga pëlhurat pa u mbështetur në temperatura të larta. Më pak larje në temperatura të larta do të thotë që rrobat tuaja mund të ruajnë pamjen e tyre të re për më gjatë. AI Ecobubble është gjithashtu jashtëzakonisht efikase kur përdoret së bashku me programin Less Microfiber, pasi flluskat e buta ndihmojnë në reduktimin deri në 54% të çlirimit të mikroplastikës nga rrobat sintetike.
Kontroll i plotë, nga kudo
Linja Bespoke AI ju jep kontroll të plotë pikërisht aty ku ju nevojitet. Përdorni ekranin e gjallë 7-inç me prekje për të zgjedhur ciklin dhe për të ndjekur progresin, ose thjesht kërkojini Bixby, asistentit të avancuar zanor të Samsung, ta bëjë këtë për ju. Nisni larjen ndërsa jeni jashtë shtëpisë, ndryshoni cilësimet në mes të ciklit përmes telefonit inteligjent ose lëreni ekosistemin SmartThings të menaxhojë pa probleme gjithçka në shtëpinë tuaj të lidhur.
Në thelb, kjo është pikërisht ajo që kërkojnë konsumatorët: 73% e tyre kërkojnë pajisje më inteligjente me inteligjencë artificiale, ndërsa më shumë se gjysma e konsiderojnë efikasitetin energjetik një prioritet. Pajisjet me inteligjencë artificiale ofrojnë pikërisht atë që konsumatorët evropianë presin: më pak përpjekje, konsum më të ulët energjie dhe kujdes inteligjent për gjërat që kanë rëndësi për ta. Me linjën Bespoke AI, të gjitha këto kërkesa bëhen realitet. Për të hyrë pa shqetësime në një të ardhme më inteligjente, përfitoni nga oferta speciale që vlen deri në fund të vitit, 2 vite garanci standarde plus 3 vite garanci shtesë komerciale, me regjistrim dhe publikim të një vlerësimi në faqen e internetit.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.



