Takimi te Haxhiu, Kurti thotë se ‘nuk thërret seancë’, nuk tregon se a ka biseduar me Avni Deharin
18 gusht 2026
| 12:01
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar për medie pas takimit me liderët e subjekteve politike në presidencë, takim ky i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Por, me të dalë nga objekti i Presidencës, Kurti është pyetur nga gazetarët se përse nuk po e thërret mbajtjen e seancës konstituive dhe se a ka biseduar me kryesuesin Avni Dehari për këtë.
Por, Kurti është përgjigjur shkurt duke thënë se “unë nuk thërras seancë”.
Takimi, i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte në fokus tejkalimin e ngërçit institucional dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për presidentin.



