Aktakuzë për vrasje të rëndë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë

18 gusht 2026 | 11:39

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj A.S., i cili dyshohet se më 27 maj 2026, në një banesë në rrugën “Adem Voca”, ka vrarë me thikë E.I. dhe ka tentuar ta vrasë edhe S.I

Sipas prokurorisë i pandehuri dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me 27 maj 2026 në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I., i pandehuri A.S., ka privuar nga jeta viktimën në mënyrë tinëzake dhe mizore, ashtu që ka shkuar në banesën e viktimës i cili në banesë ishte së bashku me të dëmtuarin S.I., dëshmitarin I.M., dhe vajzën e tij të mitur gjashtëvjeçare. Në momentin që viktima ia hapë derën të pandehurit, i njëjti i flet viktimës, e përqafon dhe ja uron festën e Kurban Bajramit, hyn brenda në kuzhinë dhe papritmas nxjerr armën e ftoftë, thikën dhe e prenë viktimën në regjionin e përparmë të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse viktimës ende pa arritur të dërgohet në spital”, ka njoftuar prokuroria.
Si pasojë e plagës së shkaktuar, E.I. kishte vdekur para se të arrinte të dërgohej në spital.
Pas këtij veprimi, sipas aktakuzës, i pandehuri i ishte drejtuar edhe të dëmtuarit S.I., duke tentuar ta godiste në fyt me thikë. I dëmtuari kishte arritur t’i shmangej goditjes, ndërsa A.S. e kishte goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Prokuroria ka kërkuar që të pandehurin ta shpall fjator dhe t’i jepet dënimi meritor sipas ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar moskonstituimin e Kuvendit…