Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

02 tetor 2026 | 14:49

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka nisur përdorimin e dronëve policorë gjatë kontrolleve në komunikacion, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që kryejnë kundërvajtje dhe rrezikojnë sigurinë rrugore.

Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të planit operativ “Tejkalimet e palejuara, shpejtësia dhe telefoni”, i cili synon parandalimin dhe uljen e aksidenteve me pasoja të rënda, përfshirë rastet me fatalitet.

Sipas Policisë, në kuadër të këtij plani janë shtuar pikat e kontrollit, ndërsa në zonat me rrezikshmëri më të lartë po përdoren dronë për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e tejkalimeve në vijë të plotë dhe të kolonave të automjeteve.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministria e Financave (MF) ka njoftuar se ka pranuar nga…