Shtyhet derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës

18 gusht 2026 | 14:40

Derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet këtë javë. Përballja, e paraparë të zhvillohet në Gjilan, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane.

Drita të enjten dhe javën e ardhshme do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fazës “play-off” të Ligës së Konferencës dhe, për këtë arsye, nuk do të ketë angazhime në Superligë.

Ndërkohë, në kuadër të xhiros së dytë do të zhvillohen katër ndeshje të tjera. Xhiroja do të hapet të premten me duelin Malisheva – Drenica, ndërsa të shtunën do të zhvillohen ndeshjet Dukagjini – Feronikeli ’74 dhe Ballkani – Vushtrria. Të dielën është në program përballja Llapi – Gjilani. Të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë të elitës së futbollit  të Kosovës do të nisin nga ora 16:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i krahut, Agon Muçolli, është përforcimi më i ri…