Vuçiqi i dërgon letër shefit të NATO-s për urën e Ibrit
19 gusht 2026
| 12:59
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se sonte do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me urën e Ibrit.
Vuçiqi ka kërkuar që ura të mos hapet, duke thënë se këtë çështje do ta adresojë drejtpërdrejt te kreu i NATO-s.
“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes. Dhe çfarë mund të bëjmë? Do të luftojmë sa më shumë që të mundemi”, ka thënë Vuçiqi.
Paralajmërimin se do t’i drejtohej Rutte-s për këtë çështje, presidenti serb e kishte bërë edhe një ditë më parë.



